Kukeli: Ju lutem, vetëm Zvicrën jo në grup!
- gjithckashqip24
- Oct 15, 2015
- 1 min read

Jo, ju lutem jo, vetëm Zvicrën! Së pari, Zvicra ka një ekip shumë të fortë, ndërsa disa lojtarë që luajnë për të kanë rrënjë shqiptare. Dhe së dyti, unë kam një respekt të madh për këtë vend. Nëse duhet të takohen në Kampionatin Europian me Zvicrën, atëherë do dëshiroja të ndodhte kjo vetëm në finale. Ne ishim në një grup shumë të vështirë dhe ishim në gjendje të mbizotërojmë, gjithsesi. Askush nuk besonte tek ne, përveç vetes dhe popullit shqiptar. Ne kemi udhëtuar në ndeshjen e parë të grupit në Portugali dhe na kanë thënë përpara lojës: Do të marrim diçka edhe atje.
Në Tiranë është pritur si një hero, së bashku me kuqezinjtë e tjerë, që i siguruan Shqipërisë kualifikimin historik për në finalet e “Euro 2016”. Po ju flasim për lojtarin e FC Zyrih, Burim Kukeli.
Burim Kukeli, çdo të thotë për ju, personalisht, kualifikimi në finalet e Kampionatit Europian? Kjo do të thotë shumëçka për mua, sepse si kombëtare kemi bërë kualifikimin e parë dhe historik në një turne të madh. Ky kualifikim do të hyjë në historinë e vendit tonë. Prandaj, jam me të vërtetë krenar, edhe pse ende nuk ndihem i realizuar në të vërtetë.
Comments