top of page

Vrasja në Shkodër, policia identifikon autorët; një në pranga

  • gjithckashqip24
  • May 1, 2014
  • 1 min read

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e vrasjes së Luigj Gjergjit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Akil Gradeci, 24 vjeç nga fshati Shkjezë, dhe është shpallur në kërkim Eduart Hulej, 32 vjec, nga fshati Plezhë. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vrarë me armë zjarri 24-vjeçarin Gjergji, nga fshati Pistull. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Luigj Gjergji ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me armë zjarri në aksin rrugor Vau i Dejës- Bushat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të së premtes pranë vendin të quajtur Karburant "Palushaj".

 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2023 by "This Just In". Proudly created with Wix.com

bottom of page