top of page

Miqësorja, Kosova fiton 2-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale

  • gjithckashqip24
  • May 1, 2014
  • 1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mboshtur me rezultatin 2 me 0 Guinenë Ekuatoriale, në ndeshjen miqësore, e cila u zhvillua të shtunën në stadiumin e Prishtinës. Mërgim Brahimi është futbollisti kosovar i cili shënoi gol që në minutën e dytë të lojës, duke bërë kështu që pjesa e parë të përfundojë në favor të Kosovës me rezultat 1 me 0. Edhe minuta e dytë e pjesës së dytë solli golin tjetër për Kosovën, nga po i njejti futbollist, duke thelluar epërsinë në 2 me 0. Përfaqësuesja e Kosovës luajti me formacionin Samir Ujkani, Fanol Perdedaj, Ilir Berisha, Sadiku, Paqarada, Mërgim Brahimi, Besar Halimi, Bernard Berisha, Shpëtim Hasani, Valmir Sylejmani dhe Erton Fejzullahu. Ndërsa arbitër i ndeshjes ishte Enea Jorgji nga Shqipëria. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, para ndeshjes e ka vlerësuar këtë takim si sfidë tërheqëse për futbollistët kosovarë. Kjo është fitorja e dytë e Kosovës, pas asaj në ndeshjen kundër Omanit, ndërsa ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare Kosova e zhvilloi në mars të vitit të kaluar kundër Haitit, ku nuk ishte lejuar flamuri dhe himni i Kosovës. Futbollistët kosovarë, para ndeshjes i ka uruar zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social facebook. "I uroj sukses skuadrës përfaqësuese të Kosovës. Bashkë me këtë urim shpreh edhe besimin e plotë që së shpejti do të anëtarësohemi në FIFA dhe UEFA dhe do të shohim djemtë tanë që të mbrojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës në garat dhe fushat më prestigjioze futbollistike botërore", ka shkruar ndër të tjera Hashim Thaçi në Facebook.

 
 
 

Kommentare


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2023 by "This Just In". Proudly created with Wix.com

bottom of page