top of page

Mbjell hashash në apartament, pranga 58-vjeçarit

  • gjithckashqip24
  • May 1, 2014
  • 1 min read

Një 58 vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi kishte kthyer një prej ambienteve private të tij në një kopësht për kultivimin e drogës. Sipas të dhënave të policisë, i arrestuari është shtetasi Muhamed Gedaj, 58 vjeç. Ai kultivonte bimët narkotike në një ndërtesë në pronësi të tij në lagjen “18” në Korçë, në rrugën “1Maji”. Nga kontrolli i ushtruar, në brendësi të kësaj ndërtese u gjetën dhe sekuestruan në cilësine e provës materiale 66 rrënjë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, me lartësi nga 10-100 cm të cilat ishin mbjellë në një ambjent të posaçëm kontenieri, të përshtatur me ndriçim dhe ngrohje artificiale, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Ndaj 58-vjeçarit rëndon akuza e “kultivimit të bimëve narkotike”.

 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2023 by "This Just In". Proudly created with Wix.com

bottom of page